Man. United-Liverpool, legjenda i neveritur: “Po shkojnë në betejë, ndërsa ata puthen…!”

20 Tetor 2019
22:43
back button

Manchester United-Liverpool nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat. E konsideruar si derbi i Anglisë, përballja e kësaj të diele mes “Djajve të Kuq” dhe kryesuesve të Premier League, duket se nuk mbarte të njëjtat vlera dhe të njëjtën peshë tek të gjithë futbollistët në fushë. Të paktën sipas legjendës së Manchester United, Roy Keane.

Përpara fillimit të ndeshjes, shumë futbollsitë nga të dy kampet kaluan disa minuta duke shkëmbyer puthje e përqafime me kundërshtarët e tyre dhe stafet rivale. Një klimë paqje dhe mirësjellje, e denjë për një Fair Play, por jo për derbin e Anglisë.

Ish-legjenda, Keane u shpreh i neveritur nga kjo skenë paqje para duelit: “Po shkojnë në betejë, ndërsa ata po puthen e përqafohen. Absurde. Unë as që do ta kisha parë në sy kundërshtarin. Fundja luftohet kundër tyre. Loja nuk ka ndryshuar, por kanë ndryshuar futbollistët. Në të kaluarën në fillim luftohej me kundërshtarin dhe pastaj përqafohej, tani”, deklaroi Keane për “Sky”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit