Manaj beson tek ëndrra kuqezi, zbulon edhe pse u largua nga Barcelona

14 Shtator 2021
16:59
Denis Hakanaj
back button

Rey Manaj, sulmues i Shqipërisë dhe Spezia-s, ka folur në konferencë për shtyp për Kupën e Botës, aventurën e re dhe zgjedhjen për t’u larguar nga blaugrana-t dhe për t’u transferuar te skuadra italiane:

Në lidhje me mundësitë e Shqipërisë për t’u kualifikuar në Botëror:

“Do të ishte historike. Kemi një grup të bukur, me një trajner me eksperiencë si Reja, do të ishte një ëndërr dhe një pikat më të larta të karrierës sime do të ishte Kupa e Botës. Tani kemi dy ndeshje të rëndësishme me Hungarinë dhe Poloninë, nëse fitojmë mund të shkojmë në play-off”.

“Mund të kisha qëndruar te Barcelona, por më pëlqen kjo sfidë, shpresoj të ndihmoj Spezia-n që nga ndeshja e ardhshme. Barça është një nga skuadrat më të forta në botë, por kam vënë re se sa më shumë të rritet niveli aq më të përulur janë njerëzit, ne të rinjtë duhet të mësojmë nga kjo”, ka thënë Manaj.

“Seria A është një nga kampionatet më të vështira, duhet të punojmë të gjithë bashkë për të siguruar mbijetesën që është një objektiv i vështirë, por jo i pamundur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit