Manaj spektakolar, por tani do të jetë 24 orë nën kujdesin e mjekut!

25 Korrik 2021
16:10
Telesport
back button

Rey Manaj ishte super protagonist i kësaj vete te Barcelona, teksa ka realizuar 4 gola në dy ndeshje, duke luajtur në total pak më shumë se 75 minuta. Ish-sulmuesi i Interit dhe aktualisht i Shqipërisë shënoi katër gola, duke rezultuar lojtari më në formë blaugrana.

Trajneri Koeman u detyrua ta zëvendësonte në fund të pjesës së parë për një përplasje me një futbollist të Girona. Sulmuesi nga Lushnja do të qëndrojë 24 orë nën vëzhgim nga stafi mjekësor.

Më pas mund të përcaktohet edhe rikthimi i tij, teksa e ardhmja ende nuk mund të parashikohet, pasi paraqitjet e tij kanë rizgjuar interesin e disa skuadrave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit