“Manajn ia këshillova ekipit të Serie A përpara se ta merrte Barcelona”

27 Maj 2020
17:09
Telesport

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja, që kur ka shpërthyer pandemia ndodhet në Itali teksa nuk ka pasur mundësi të vijë në vendin tonë në sajë edhe të mbylljes së kufinjve dhe sidomos vështirësive për të lëvizur i lirë në sajë të izolimit.

Të vetmet komunikime me italianin kanë qenë në lidhje telefonike, rrjete sociale ose me aplikacione të ndryshme (Zoom dhe Skype). Por, nuk kanë munguar deklaratat e tij në mediet italiane. Së fundmi, Reja ka folur gjaët për TMW.

Albania, le partite contro Islanda e Moldavia: i convocati di Edy Reja

“E kam pasur gjithmonë ambicien për të drejtuar një kombëtare. Nuk u mendova dy herë kur erdhi propozimi për të qenë trajner i Shqipërisë. Po bëjmë një punë shumë të rëndësishme, së bashku me Federatën, sidomos në aspektin e rritjes së lojtarëve të rinj”.

“Në Shqipëri është investuar shumë në infrastrukturë në vitet e fundit. Kemi fatin të luajmë në një stadium të jashtëzakonshëm dhe të stërvitemi në një qendër stërvitore moderne. Ka shumë lojtarë interesantë, lënda e parë është vërtetë e mire”.

Ufficiale: Edy Reja è il nuovo ct dell'Albania - Stylo24 ...

“Bëhet fjalë për djem që luajnë në kampionatet më të rëndësishme evropiane: në Gjermani dhe Itali. Kam një entuziazëm të madh, projekti është i rëndësishëm. Po i presim me entuziazëm eliminatoret e Botërorit 2022. Kualifikimi do të ishte një ëndërr”.

Reja deklaron dhe se është tifoz i Udineses dhe se drejtuesit Pierpaolo Marino i ka këshilluar Rey Manajn.

“Nuk ishte akoma gati kur ishte pjesë e Interit, kalimi tek Albacete e ka pjekur. Ka shënuar gola dhe ka zhvilluar ndeshje shumë të mira.

Ia doli të bindë Barcelonën. Rey do të bënte shumë mire te një skuadër si Udinese. Ka edhe lojtarë të tjerë shqiptarë shumë të mirë. Nëse Marino do të më marrë ndonjë këshillë, do t’i flisja me kënaqësi rreth lojtarëve të rinj“,

Lajme të tjera

Lajmet e fundit