Mancheste City, Pep kërkon ndihëm e xhaxhai të Nadal

19 Shkurt 2020
16:16
Denis Hakanaj
back button

Manchester City nuk po kalon një moment shumë të mirë.

Qytetarët, që janë shumë larg kryesuesve të Liverpool-it në Premier League, janë përjashtuar për dy sezonet e ardhshme nga kompeticionet europiane për shkak të shkeljeve serioze të fair play-t financiar.

Me synimin për të motivuar skuadrën për pjesën e dytë të sezonit, trajner Pep Guardiola, sipas The Athletic, ka vendosur t’i besojë Toni Nadal-it, xhaxhai i tenistit të famshëm.

Toni Nadal, ish-trajner i vetëm Guardiola-s, punon sot si motivues dhe ka mbajtur një fjalim mbi rëndësinë e forcës mendore para lojtarëve dhe stafit teknik të City-t.

Një mënyrë për të ndihmuar skuadrën që të izolohet nga zërat e vazhdueshëm dhe që të përqendrohet vetëm te fusha.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit