Manchester City, Aguero ka një kërkesë për Pep para PSG-së

2 Maj 2021
10:11
Denis Hakanaj
back button

Sergio Aguero do një vend në formacionin titullar të Manchester City-t për gjysmëfinalen e kthimit kundër PSG-së në Champions.

“Nuk luaja për 90 minuta prej shumë kohësh. PSG? Jam gjithmonë gati, ndihem mirë dhe tani pres vetëm rastin për të zbritur në fushë. Do të doja të luaja”, ka thënë argjentinasi pas fitores së City-t ndaj Palace në kampionat.

Në lidhje me zgjedhjen e klubit për t’i ngritur një statujë siç ka ndodhur me legjendat e tjera që janë larguar nga City:

“Kam folur me klubin dhe më kanë thënë për këtë mundësi. Unë u kam thënë se nuk dua asgjë. Ky nuk duhet të jetë një vendim i imi. Puna ime është të luaj dhe dua ta bëj deri në fund”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit