Manchester City dhe një dështim me kosto 400 milionë sterlina

29 Shtator 2020
17:59
Denis Hakanaj
back button

Pas fitores së parë në kampionat kundër Wolves, City i Guardiola-s ka pësuar një humbje të bujshme 5-2 nga Leicester-i i Brendan Rodgers.

Vardy ka shënuar tre gola, duke nxjerrë në pah limitet e mbrojtjes së Qytetarëve. Paraqitja e keqe e mbrojtësve ka shtyrë drejtuesit e  City-t të marrin mara.

Klubi, në fakt, ka shpenzuar 65 milionë sterlina për Ruben Dias të Benfica-s që është bërë mbrojtësi i 12-të i blerë në epokën Guardiola.

Nga momenti që spanjolli ka marrë drejtimin e klubit anglez në 2016-ën, ai ka shpenzuar plot 413 milionë sterlina vetëm për repartin e mbrojtjes.

Një shifër që konfirmon vështirësitë e Manchester City-t për të gjetur një lider të vërtetë që të arrijë të bëjë diferencën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit