Manchester City është gati të frikësojë gjithë Europën, frymëzimi vjen nga… Milan-i

20 Korrik 2022
17:01
Denis Hakanaj
back button

Manchester City ka prezantuar uniformën e dytë përe sezonin 2022/23, e karakterizuar nga shirita diagonalë kuqezi. Slogani i fushatës: “Inspired by Milan, made in Manchester. Pse? Jua shpjegojmë ne.

Historia e kësaj uniforme lind në fund të sezonin 1967/68, viti kur skuadra e Milan-it fitoi kampionatin dhe Kupën e Kupave.

Drejtuesit e City-t u mahnitën aq shumë nga kuqezinjtë, sa vendosën të imitonin uniformën klasike të skuadrës milaneze, me synimin e deklaruar për t’i dhënë një pamje ndërkombëtare klubit.

Kampionët e Anglisë në fuqi i kanë veshur shiritat kuqezi për herën e fundit në sezonin e paharrueshëm 2011/12, viti i Premier League të fituar pas 44 vitesh nën drejtimin e Mancini-t.

Tani (ndoshta edhe për besëtytni) uniforma e frymëzuar nga Milan-i është kthyer: objektivi i qartë sigurisht do të jetë triumfi i shumëpritur në Champions League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit