Manchester City heq dorë nga Leao, Guardiola do yllin e ri të Serisë A

5 Tetor 2022
17:25
Denis Hakanaj
back button

Pep Guardiola nuk është asnjëherë i kënaqur dhe ka filluar të punoj që tani për të ardhmen dhe për të përmirësuar një skuadër që po shkëlqen në këtë fillim të sezonit.

Ëndrra në sirtar quhet Rafael leao, për të cilin interesohet edhe Chelsea dhe duket se londinezët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të siguruar yllin e Milan-it. Edhe të paguajnë 150 milinë euro dhe t’i ofrojnë një rrogë marramendëse.

Për shkak të konkurrencës së zjarrtë të Blues, Qytetarët duket se po mendojnë të ndërrojnë objektiv. Alternativa e luksit vjen përsëri nga Seria A.

Bëhet fjalë për yllin e Napoli-t, Khvicha Kvaratskhelia, i cili po shkëlqen në këtë fillim të sezonit dhe ka një vlerësim prej 35 milionë eurosh në merkato.

Me 5 gola në Serinë A dhe një në Champions League, pa harruar asiste të ndryshëm, gjeorgjiani tashmë nuk befason më. Ndeshje pas ndeshje futbollisti e përforcon gjithmonë e më shumë statusin e tij.

Duket pothuajse e pamundur që pas vetëm një sezoni De Laurentiis të heqë dorë nga idhulli i ri i tifozerisë napolitane, por anglezët e City-t duket se do ta bëjnë një tentativë.

Çmimi? Nëse Kvara do të vazhdojë të bëjë paraqitje të nivelit të lartë, presidenti i Napoli-t mund të kërkojë deri në 100 milionë euro për xhevahirin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit