Manchester City-Liverpool; superfida zhbllokohet pas 17 minutash lojë (pamjet)

1 Prill 2023
13:58
Alfred Lleshi
back button

Supersfida mes Manchester City dhe Liverpool është zhbllokuar pas 17 minutash lojë. Kanë qenë mysafirët nga “Anfield”, ata që kanë zhbllokuar shifrat e bardha me anë të “Faraonit”. Pra, Mohamed Salah ka tundur rrjetën e Ederson, duke i vënë në vështirësi vendësit e Pep Guardiolës. Loja është shumë e bukur, me ritëm të lartë dhe aksione të pareshtura në drejtim të portave respektive.

KLIKO – Manchester City-Liverpool 0-1, goli i Mohamed Salah 17′

Një fakt që duhet nënvizuar: Katër ndeshje për Salah kundër Manchester City këtë sezon, po aq gola të realizuar prej tij kundër kampionëve anglezë në fuqi. Skuadra e Guardiolës, “gjah” i mirë për egjiptianin. Kujtojmë se në hakun tjetër mungon Haaland sot, i pamundur për të luajtur.

Duhej pritur kalimi i dhjetë minutave që të kthehej barazpesha në “Etihad”. Pikërisht në minutën e 27-të, Manchester City ka barazuar 1-1, me anë të Julián Álvarez. Ky i fundit gjuajti saktë me këmbën e djathtë nga qendra e zonës kundërshtare.

KLIKO – Manchester City-Liverpool 1-1, goli i Julian Alvarez 27′

 

Fakte dhe shifra

Para ndeshjes së sotme, Manchester City kishte humbur vetëm një nga 13 ndeshjet e fundit të Premier Leagu në shtëpi kundër Liverpool-it (7 fitore, 5 barazime, 1 humbje), 1-4 në nëntor 2015 me Manuel Pellegrinin në krye.

Liverpool-i mundi ta gjente fitoren në Premier League si në ndeshjen e parë, ashtu edhe në ndeshjen e dytë kundër Manchester Cityt për herë të dytë në 17 sezonet e fundit: tjetra daton në vitin e ardhjes së Jürgen Klopp në stol (2015-2016).

Liverpool-i është skuadra që ka fituar më shumë ndeshje ndaj kampionëve anglezë në fuqi të Premier League (23).

Manchester City i kishte fituar tri ndeshjet e fundit në Premier League, por ende nuk kishte fituar katër të tilla radhazi këtë sezon. “Qytetarët” e kishin arritur këtë për herë të fundit midis prillit dhe majit, sezonin e kaluar.

Liverpool-i kishte marrë vetëm 12 pikë nga 13 ndeshjet e tij jashtë fushe, në Premier League, këtë sezon (3 fitore, 3 barazime), krahasuar me 30 pikë në shtëpi. “Reds” janë skuadra me diferencën më të madhe në pikët e fituara në shtëpi dhe jashtë në këtë kompeticion (18).

Liverpool-i kishte dështuar të shënonte në 7 ndeshje të veçanta të Premier League këtë sezon, gjashtë prej tyre jashtë.

Në të gjitha garat, “Reds” nuk kishin shkuar tri ndeshje radhazi pa shënuar që nga tetori 2009.

Mohamed Salah kishte shënuar në të tria ndeshjet e Liverpool-it kundër Manchester Cityt (e bëri sot për herë të katërt) këtë sezon të kontestuar në Premier League, “Community Shield” dhe “EFL Cup”.

Lojtari i fundit i Liverpool-it që kishte shënuar në të paktën katër ndeshje të ndryshme kundër të njëjtit kundërshtar, në një sezon të vetëm, ishte Ian Rush.

Erling Haaland kishte shënuar deri sot 42% të golave ​​të Manchester City në Premier League, këtë sezon (28 nga 67). Golat e tij gjithashtu iu dhanë “Citizens” 20 pikë mbresëlënëse.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit