Manchester City mposht konkurrencën: siguron talentin e madh amerikanolatin?

21 Janar 2022
18:18
Telesport
back button

Janë të shumta skuadrat italiane që javët e fundit janë informuar dhe kanë ndjekur nga afër situatën e lidhur me futbollistin Julian Alvarez, sulmuesit të River Plate dhe të kombëtares argjentinase.

Nga Interi te Napoli por edhe Fiorentina e Atalanta kanë dërguar shpesh dikë që të ndjekin paraqitjet e sulmuesit në Argjentinë.

Por, siç ka shpjeguar sot TyC Sports, do të ishte Manchester City i cili ditët e fundit ka hyrë fuqishëm në garën për lojtarin dhe që tashmë ka shprehur synimin për të paguar menjëherë klauzolën e lirimit nga kontrata që është e barabartë me 20 milionë euro.

Por, transferimi i lojtarit do të ndodhte vetëm në qershor në fund të këtij sezoni në Europë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit