Manchester City mposht rivalët, siguron talentin e radhës

19 Maj 2020
15:48
Denis Hakanaj

Manchester City do të fitojë garën me Newcastle për talentin uruguaian Facundo Pellistri.

AS ka bërë të ditur se City ka qenë në kontakt me klubin e 17-vjeccarit, Penarol, në javët e kaluara për të arritur një marrëveshje.

Pellistri ka një klauzolë 12 milionë dollarë për prishjen e kontratës dhe City po punon që ta ulë këtë shifër.

Qytetarët duan të paguajnë 50% të klauzolës dhe të përfshijnë disa bonuse të bazuar teë paraqitjet e lojtarit.

Kontrata është pesëvjeccare dhe City ka shumë mundësi ta huazojë lojtarin.

Edhe Newcastle është interesuar për lojtarin, por nuk ka mundur të hidhet në sulm për shkak të shtyrjes së shitjes së klubit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit