Manchester City për ta bërë “sefte”, ndërsa Interi për “poker” në Champions…

10 Qershor 2023
8:15
Alfred Lleshi
back button

Të shtunën e 10 qershorit, Manchester City dhe Interi do të luajnë finalen e Champions League, prej orës 21:00 në stadiumin olimpik “Atatürk”, në Stamboll. Skuadra që triumfon do të rrisë listën historike të fituesve të Ligës së Kampionëve, por deri tani sa Kupa Europiane (Champions) ka secila?

Interi
Skuadra italiane ka në palmaresin e saj tre tituj të Ligës së Kampionëve, edhe pse dy të parët konsiderohen si Kupa Evropiane. Zikaltrit u shpallën kampionë të këtij kompeticioni për herë të parë në sezonin 1963-1964. Në vitin pasues, ata e rikonfirmuan titullin. Më pas, Interit iu deshën 45 vite (2009-2010) për ta fituar sërish “kupën veshëgjatë”.

Fundi i vitit 1964 – Interi doli kampion për herë të parë në sezonin 1963-1964. Italianët mundën 3-1 Real Madridin në stadiumin “Ernst Happel” të Vjenës, i njohur më parë si “Praterstation”. Kjo ishte e para nga tri finalet e vetme që “Los Blancos” kanë humbur në këtë kompeticion.

Fundi i vitit 1965 – Skuadra italiane e rivlerësoi titullin kampion evropian në sezonin 1964-1965. Zikaltrit mundën Benfica 1-0 në finale, në stadiumin “Giuseppe Meazza”, i njohur më mirë si “San Siro”.

Fundi i vitit 2010 – Interi e fitoi kompeticionin sërish në sezonin 2009-2010. Pas 45 vitesh “agjërim”, italianët e ngritën sërish trofeun e Champions League. Me këtë rast, skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho në atë kohë mundi Bayern Munich 2-0 në “Santiago Bernabeu”.

Manchester City
Skuadra angleze nuk e ka fituar kurrë Ligën e Kampionëve. Të besuarit e Pep Guardiolës kanë mundësinë që këtë të shtunë ta prishin “syrin e keq” dhe ta hyjnë në librin e fituesve të këtij kompeticioni elitar europian për klubet, nëse shpallen kampionë ndaj Interit. Pavarësisht se nuk kanë asnjë titull, “qytetarët” kanë arritur një herë në finale të Ligës së Kampionëve, në sezonin 2020-2021, ku u mundën 1-0 nga Chelsea.

Fundi i vitit 2021 – Manchester City humbi finalen e Champions League të sezonit 2020-2021 kundër Chelsea 1-0 në “Estadio do Dragão”, në Porto.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit