Manchester City projekton fanelën e tretë, vokalisti-tifoz shpërthen keq duke kujtuar Wuhan!

22 Maj 2020
13:24
Telesport

Rrjetet sociale janë një vend ku shumë lajme dalin përpara se të bëhen zyrtare dhe qoftë kur janë në embrion, ashtu si ideja e fanelës së tretë të mundshme të Manchester City për sezonin e ardhshëm. Një ndryshim kolosal dhe inavacion, duke kaluar praktikisht te një këmishë gjumi ose abstrakte me rombe edhe mozaik…

Për këtë arsye, vokalisti i grupit Oasis, tifoz i çmendur i Manchester City, Liam Gallagher, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale: “Kushdo që e ka projektuar, meriton të ngjitet në avionin e parë dhe të niset drejt Ëuhanit (vendi ku lindi koronavirusi) për të mos u kthyer! Dhe ai që e blen i pari duhet të ngjitet në avionin e dytë”…

Liam më pas e ka fshirë postimin, por sigurisht që kjo nuk i ka shpëtuar medieve.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit