Manchester City, zbulohet emri i pasardhësit të Guardiola-s në 2023-shin

15 Tetor 2021
13:56
Denis Hakanaj
back button

Pronarët e rinj të Newcastle mund të hapin skenarë të rinj në Premier League.

Një nga këto skenarë ka lidhje edhe me Manchester City-n.

Në fakt, sipas Daily Mail, trajneri i Leicester, Brendan Rodgers, duket se është kontaktuar nga drejtuesit e bardhezinjve për t’i besuar stolin e skuadrës.

Megjithatë, duket se trajneri e ka refuzuar ofertën, duke preferuar projekte të tjerë.

Gjithmonë sipas së përditshmes angleze, trajneri duket se është kandidati kryesor për të marrë vendin e Pep Guardiola në 2023-shin në drejtim të Manchester City-t.

Gjithmonë, nëse oferta e Newcastle të mos bëhet shumë tunduese.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit