Manchester City zyrtarizon Haaland: ja shifrat marramendëse të operacionit

10 Maj 2022
16:50
Denis Hakanaj
back button

Tashmë është zyrtare. Erling Haaland do të luajë për Manchester City-n sezonin e ardhshëm. Lajmërimi është bërë nga vetë klubi anglez.

“Manchester City mund të konfirmojë se ne kemi arritur një marrëveshje në parim me Borussia Dortmund për transferimin e sulmuesit Erling Haaland në klub më 1 korrik 2022. Transferimi mbetet subjekt i përfundimit të kushteve të klubit me lojtarin”, lexohet në komunikatën e Citizens.

Guardiola më herët kishte paralajmëruar kundër idesë se Haaland do të zgjidhë të gjitha nevojat për golashënues të Cityt. “Lojtarët e rinj gjithmonë ndihmojnë që të përpiqemi të jemi një ekip më i fortë, por një mbrojtës i mirë nuk do të zgjidhë problemet tona në mbrojtje, një sulmues nuk do të zgjidhë problemet me shënimin që ndoshta kemi ne.

“Jo unë, klubi duhet të ketë një vizion për të ardhmen. Unë jam gjithmonë plotësisht i vetëdijshëm dhe mbështetës 100%”, ka thënë trajneri spanjoll

Klubi anglez do të paguajë 60 milionë euro për kartonin e sulmuesit norvegjez, me këtë të fundit që do të fitojë rreth 410 mijë euro në javë pa përfshirë bonuset.

Haaland kaloi testet mjekësore këtë javë dhe marrëveshja i jep fund kërkimit të Pep Guardiolës për një pasues afatgjatë të golashënuesit rekord të Cityt, Sergio Aguero.

Haaland, i cili do të jetë 22 vjeç në korrik, ka shënuar 85 gola në 88 paraqitje për Dortmundin, të cilit iu bashkua nga RB Salzburg në janar 2020.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit