“Manchester United, bashkë me Conte-n do të vinte edhe gjysma e Inter-it”

27 Tetor 2021
15:37
Denis Hakanaj
back button

Te Manchester United duket se ka nisur gjuetia për të gjetur zëvendësuesin e Ole Gunn ar Solskjaer dhe, sipas The Sun, emrat e kontaktuar janë Brendan Rodgers, Zinedine Zidane, Erik Ten Hag dhe Antonio Conte.

Në lidhje me trajnerin italian dhe duke patur parasysh se skema e tij e preferuar është 3-5-2, e përditshmja britanike ka bërë edhe një hipotezë në lidhje me atë që mund të jetë formacioni i mundshëm i Djajve, me shumë blerje në merkato.

Pothuajse të gjithë janë ish-lojtarë të tij dhe pjesa më e madhe e tyre do të vinte nga Inter-i.

Në formacionin e publikuar nga The Sun, në fakt, janë plot 5 zikaltrit: Skriniar në mbrojtje, Darmian, Barella dhe Brozovic në mesfushë dhe Lautaro Martinez në sulm.

Ky do të ishte, sipas The Sun, formacioni i United me Antonio Conte-n në stol:

De Gea në portë, mbrojtje me tre e përbërë nga Skriniar, Maguire dhe Varane, mesfusha me Darmian, Barella, Bruno Fernandes, Brozovic dhe Marcos Alonso (të cilin e ka patur te Chelsea), dyshja sulmuese e formuar nga Martinez dhe Cristiano Ronaldo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit