Manchester United do Conte-n, Crstiano Ronaldo rrezikon shumë

20 Tetor 2021
16:52
Denis Hakanaj

Manchester United po përgatit revolucionin.

Sipas shtypit anglez, Djajtë e Kuq mund ta zëvendësojnë Ole Gunnar Solskjaer me Antonio Conte-n.

Duket se ish-trajneri i Inter-it ka refuzuar një ofertë të rëndësishme nga Neëcastle për të qenë i lirë për stolin e United.

Sipas The Sun, Conte synon të marrë në Old Trafford Milan Skriniar dhe Lautaro Martinez.

“Të dy lojtarët do të përshtateshin shumë mirë në skemën e tij 3-5-2”, ka shkruar The Sun.

Megjithatë, marrja e Conte-s nga Manchester nuk do të ishte një lajm i mirë për të gjithë, duke përfshirë edhe Ronaldo-n.

Nëse Skriniar do të gjente lehtësisht hapësira në mbrojtje bashkë em Varane dhe Maguire, Demi do të merrte pikërisht vendin e portugezit në krah të Greenëood. Pesë herë fituesi i Topit të Artë rrezikon përjashtimin e bujshëm nga formacioni titullar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit