Manchester United e Barcelona kërkojnë talentin 16-vjeçar argjentinas që ka debutuar me River Plate

29 Shkurt 2024
11:37
Telesport
back button

Ekipi i River Plate po përshpejton ritmin e sigurimit të një prej talenteve më të ndritur të prodhuar nga sektori i tij i të rinjve. Ky është Franco Mastantuono, 16 vjeç, i cili tashmë mburret me tetë paraqitje dhe një gol në ekipin e parë.

Në fakt, mesfushori me tipare sulmuese tashmë ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave të mëdha europiane, të gatshme për të përfituar nga një kontratë që skadon në vitin 2025, për të marrë në dorë të riun premtues.

Sipas asaj që u raportua ditët e fundit nga “ESPN” në lidhje me Mastantuono, ekipet e Barcelona dhe Manchester United tashmë kanë bërë disa lëvizje paraprake.Gjithsesi, skuadra argjentinase po punon për një zgjatje të kontratës deri në vitin 2027 me një klauzolë shumë të lartë financiare.

Ekipi i River Plate do të ishte i gatshëm t’i jepte lojtarit klauzolën më të lartë të lirimit në historinë e futbollit argjentinas, duke parë interesimin e skuadrave “big” nga Europa. Lojtari luan edhe me kombëtaren U-20 të Argjentinës pavarësisht se ëhstë 16 vjeç.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit