Manchester United, edhe Ronaldo në listën e zezë të Rangnick

1 Dhjetor 2021
15:23
Denis Hakanaj
back button

Trajner deri në fundin e sezonit, më pas këshilltar i klubit.

Ralf Rangnick po përgatitet për eksperiencën e tij te Manchester United dhe shumë shpejt mund të kthejë përmbys skuadrën.

Sipas Bild, trajneri gjerman mund të heqë dorë nga shumë lojtarë të rëndësishëm, mes të cilëve edhe Cristiano Ronaldo.

Nga sa mësohet, portugezi duket se bën pjesë në listën e lojtarëve që mund të largohen në merkaton e janarit.

Bashkë me të edhe 34-vjeçari Cavani dhe 33-vjeçari Matic.

Pjesë e listës mund të jenë edhe Pogba mee De Gea.

Në vend të këtyre yjeve, Rangnick po mendon të marrë Haidara në mesfushë, por edhe Timo Ëerner mee Erling Haaland.

Të shohim se çfarë do të ndodhë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit