Manchester United futet në garë për zbulimin e sezonit

28 Maj 2020
17:31
Denis Hakanaj
back button

Manchester United është vënë në gjurmët e talentit të Rennes, Eduardo Camavinga.

17-vjeçari ka qenë zbulimi i këtij sezoni, duke ndihmuar klubin e Ligue 1 të sigurojë vendin e tretë në renditje.

Potenciali i tij ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha të Europës, duke përfshirë këtu Real Madrid dhe Liverpool.

Sipas Metro, United e ka vëzhguar disa herë nga afër futbollistin gjatë këtij sezoni.

Djajtë e Kuq do të ishin të gatshëm ta huazonin për një vit te Rennes nëse do të arrinin një marrëveshje për blerjen e tij.

Klubi është këshilluar të blejë Camavinga-n nga Marcel Bout, i cili është pjesë e stafit të vëzhguesve për kampionatin francez.

Bout është bërë pjesë e Djajve të Kuq kur Louis van Gaal mori drejtimin e skuadrës në 2014-ën dhe ka një reputacion shumë të mirë brenda klubit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit