Manchester United i bën nder Juventusit në merkato?!

18 Shtator 2020
15:24
Telesport
back button

Jo vetëm Douglas Costa, Manchester United po kërkon nga Juventusi për të përforcuar edhe mesfushën.

Siç raportohet nga The Sun, Djajtë e Kuq në fakt janë në gjurmët e kampionit gjerman Sami Khedira, i cili ka qenë në bisedime me bardhezinjtë për javë me radhë për përfundimin e mundshëm të parakohshëm të kontratës.

Juventus, Khedira torna in gruppo: allenamento parziale

Nëse ish-lojtari i Real Madrid do të lirohej pa shpenzime kartoni, në Old Trafford – lexohet te “The Sun” – do ta prisnin atë me krahë hapur.

Natyrisht, një problem aspak i vogël është edhe gjendja fizike dhe nëse mesfushori do të kalonte vizitat mjekësore, duke parë se vitet e fundit më shumë ka qëndruar në infermieri se sa në fushë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit