Manchester United në garë me PSG, gati 50 milionë euro për talentin e Serie A

24 Nëntor 2019
10:26
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester United është futur në garë për Nicolo Zaniolon. Sulmuesi i Romës ka zgjuar interesin e shumë ekipeve “big” të Europës, ndërsa anglezët duhet të fitojnë betejën me PSG-në. 

Francezët po monitorojnë me kujdes situatën e yllit të ri dhe Leonardo po ngacmon drejtuesit e kryeqytetasve. United nga krahu tjetër po përgatit ofertën për 20-vjeçarin dhe mund të shkojë deri në 50 milionë euro. 

Mesfushori cilësohet si futbollisti me më shumë të ardhme tek Italia. Ai konsiderohet si një miks ndërmjet Genaro Gattusos dhe Pirlos. Zaniolo nga krahu tjetër po tundohet për largimin nga Roma, pasi kërkon një klub më të madh në karrierë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit