Manchester United në “pole” për të marrë talentin portugez

24 Qershor 2019
20:47
Telesport
back button

Mesfushori portugez Bruno Fernandes kërkohet nga të gjitha skuadrat “big” të Premier League. Gjithsesi, duket se Manchester United është në “pole” për të marrë 24-vjeçarin, që luan me Sporting (ka një kontratë deri në vitin 2023).

Sipas mediave britanike, ka nisur një garë e fortë për të marrë talentin portugez, që këtë sezon realizoi 31 gola në 50 ndeshje me Sporting. Edhe Manchester City, Liverpool e Tottenham janë interesuar për Bruno Fernandes, që e duan edhe në Serinë A.

Skuadra e United duket skuadra e gatshme të paguajë më shumë se të tjerat, deri në 80 milionë euro. Trajneri Solskjaer i ka kërkuar me ngulm klubit që të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen, për të evituar konkurrencën e madhe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit