Manchester United përdor formulën Dembele-Barcelona për talentin Sancho! Afron supergoditja e verës

4 Gusht 2020
15:58
Telesport
back button

Jadon Sancho është ëndrra e madhe për Manchester United, që edhe pas pandemisë nuk do t’ia dijë për shpenzime dhe për të investuar sërish te ekipi i Solskjaer. Madje, sipas “Sky Sports”, anglezët kanë arritur një marrëveshje në parim për transferimin e talentit.

“Sky” shpjegon se si po zhvillohet një negocim i avancuar midis Djajve të Kuq dhe Borussia Dortmund për transferimin e talentit të klasit 2000, 17 gola dhe 17 asist në 32 ndeshje të Bundesligas 2019-20.

Sancho kështu mund të kthehej në qytetin ku luajti me Cityn në sektorin e të rinjve para se të blihej në gusht 2017, për 8 milion euro nga Borussia.

Negociatat midis Manchester United dhe Borussia janë përqendruar kryesisht në mënyrat e pagesës për kartonin e sulmuesit të ekipit kombëtar anglez.

Dortmund nuk ka lëvizur nga vlerësimi fillestar i përgjithshëm prej rreth 120 milion euro, por është i gatshëm të pranojë pagesa me këste. Klubi gjerman do të ishte i gatshëm të pranonte një pagesë fillestare prej 100 milion eurosh për Sancho, një shifër që do të riinvestohet në kërkimin e një zëvendësuesi të numrit 7, i cili shënoi 30 gola dhe dha 38 asist në karrierë në 78 ndeshje të Bundesligas për Borussia dhe 2 gola në 11 ndeshje me fanellën e Anglisë.

Operacioni do të kujtonte kalimin e Ousmane Dembele te Barcelona në verën e vitit 2017: Dortmundi vlerësoi kartonin e sulmuesit francez 140 milion dhe më pas pranoi 105 mln euro. Nëse Sancho nuk arrihet dot, United mund të zhvendosë vëmendjen te Kingsley Coman i Bayern Munich. Merkato e Premier League do të hapet në 27 korrik dhe do të mbyllet në orën 11:00 në 5 tetor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit