Manchester United përgatit spastrimet, ja yjet që rrezikojnë

8 Janar 2022
18:49
Denis Hakanaj
back button

Manchester United duket se po planifikon largime në masë verën e ardhshme.

Sipas The Manchester Evening News, Paul Pogba, Jesse Lingard, Edinson Cavani dhe Juan Mata mund të largohen me kosto zero në fundin e sezonit.

Edhe Anthony Martial është shumë afër largimit, që mund të ndodhë që në merkaton e janarit.

Edhe Dean Henderson me Donny van de Beek mund të sakrifikohen me synimin për të liruar vend për lojtarë të rinj.

Eric Bailly mund t’i thotë lamtumirë gjithashtu Old Trafford-it pas vështirësive që ka patur në muajt e fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit