Manchester United planifikon goditjen e bujshme, por duhen mbi 340 milionë euro

29 Janar 2023
14:56
Denis Hakanaj
back button

Manchester United është kthyer te fitoret pas lamtumirës së bujshme dhe të papritur të Cristiano Ronaldo-s nga Old Trafford pas intervistës të dhënë nga portugezi për Piers Morgan, në të cilën ka kritikuar trajnerin dhe klubin.

Megjithatë, pavarësisht paraqitjeve të mira të Marcus Rashford në sulm, Djajtë e Kuq janë në kërkim të një qendërsulmuesi me peshë për sezonin e ardhshëm.

Për këtë arsye, siç ka bërë të ditur Daily Star, United pritet të hidhet në sulm në merkaton e verës dhe në planet e drejtuesve të klubit është ideja për të marrë një super sulmues.

Në krye të listës së dëshirave mbetet gjithmonë sulmuesi i Tittenham, Harry Kane, i cili ndiqet edhe nga Bayern Munich, por sulmuesi anglez ka kosto shumë të larta.

E përditshmja angleze ka shpjeguar se do të bëhej fjalë për një operacion prej 300 milionë sterlinash, mbi 340 milionë euro, mes çmimit të kartonit dhe rrogës që do të përfitonte kapiteni i kombëtares angleze.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit