Manchester United, prapaskena: Djajtë e Kuq kontaktuan Mancini-n, por…

24 Nëntor 2021
16:00
Denis Hakanaj

Pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer nga Manchester United, janë të shumtë zërat mbi pasardhësin e mundshëm.

Për momentin, ekipi i është besuar Carrick, ish-flamur i klubit, dhe ish-zëvendës i norvegjezit, por kërkimet për trajnerin e ri vazhdojnë.

Nëse në këto orë është folur për Pochettino dhe Zidane, në Gjermani, më saktësisht gazetari i njohur i Bild, Christan Falk, ka zbuluar se anglezët kanë bërë një tentativë për  Roberto Mancini.

Siç ka shpjeguar ai në Twitter, drejtuesit e Manchester kanë provuar të bindin trajnerin e Italisë, i cili ka refuzuar të heqë dorë nga Axurrët, që në mars do të luajnë në playoff për të siguruar një vend në Kupën e Botës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit