Man.United sfidë “jetë a vde*je” në Turqi, Ten Hag: Na pret një atmosferë armiqësore, por s’kemi frikë

29 Nëntor 2023
12:14
Telesport
back button

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, është i bindur se lojtarët e tij mund të përballojnë një atmosferë potencialisht armiqësore për të mposhtur Gallatasaray sot në Champions League. Kjo është një ndeshje vendimtare në Grupin A, pasi të dyja ekipet synojnë kualifikimin në raundin tjetyër.

“Djajtë e kuq” shkojnë në Stamboll duke e ditur se nuk do të jenë në gjendje të arrijnë në fazën eliminatore nëse humbasin. Ndeshja vjen 30 vjet pas udhëtimit të parë të United në Galatasaray, i cili ishte një takim jashtëzakonisht frikësues. “Ne e dimë se mund të fitojmë në Turqi dhe kemi besim,” tha Ten Hag.

Ndeshjet e fundit jashtë shtëpisë në kampionat i zhvilluam në fusha të vështira, por luajtëm shumë mirë. Ishim shumë të qetë”, tha Ten Hag, referuar fitoreve në fushën eFulha m dhe Everton.

Kjo skuadër edhe vitin e kaluar në Barcelonë bëri mirë, kështu që ne e dimë se si ta trajtojmë këtë sfidë dhe jam i sigurt se do të jetë një ekip i sigurt për fitoren në fushë. Ne duhet ta bëjmë lojën tonë”, tha Ten Hag.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit