Manchester United “zbutet” për Smalling: gati akordi me Roma! Zbuloni shifrat

29 Qershor 2020
18:21
Eraldo Harlicaj
back button

Chris Smalling tani është udhëheqësi i vërtetë në mbrojtjen e Roma-s. Anglezi mbërriti në huazim nga Manchester United verën e kaluar, por paraqitjet e tij bënë që verdhekuqtë ta duan ta mbajnë edhe për vitin e ardhshëm. Dhe, ndërkohë, Roma ka gjetur një marrëveshje me Djajtë e Kuq për të zgjatur huazimin në këtë fund sezoni.

smalling embolo europa league IMAGE

Deri në kampionat, të paktën. Manchester United do të marrë disa javë të tjera për të dhënë dritën përfundimtare të gjelbër edhe për Europa League. Në të gjitha rastet, lajmet në përgjithësi janë pozitive, sepse mbrojtësi mund të qëndrojë vitin e ardhshëm, me një rinovim të huazimit në 3 milion euro dhe një detyrim blerje në 15.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit