Manchester United zyrtarizon largimin e Ronaldo-s me efekt të menjëhershëm

22 Nëntor 2022
18:45
Denis Hakanaj
back button

Cristiano Ronaldo nuk është më një lojtar i Manchester United! Ka qenë vetë klubi i Premier League që ka zyrtarizuar një vendim që pritej prej disa kohësh.

Megjithatë, duhet thënë se kjo ndarje ka ardhur në një moment të papritur, kur gjithë bota e ka vëmendjen te Botërori që po zhvillohet në Katar 2022.

“Criastiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me efekt të menjëhershëm dhe me marrëveshje të dyanshme”, lexohet në komunikatën e klubit.

“Klubi e falënderon për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dy periudhat që ka qenë në Old Trafford, duke shënuar 145 gola në 346 ndeshje, dhe i uron atij dhe familjes çdo të mirë në të ardhmen.

“Të gjithë te Manchester United mbeten të përqendruar që t’i japin vazhdimësi progresit të skuadrës nën drejtimin e Ten Hag dhe të punojnë bashkë për të arritur suksesin në fushë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit