Manchesteri ofertë modeste për Bale, Reali në vështirësi!

14 Shtator 2020
17:38
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester United ka kthyer sytë drejt Gareth Bale. Uellsiani pëlqehet shumë nga anglezët, ndërsa në krahun tjetër Reali është gati që të nisë negociatat për të shitur lojtarin.

Gjigantët e Anglisë duan të paguajnë vetëm 20 milionë euro për të firmosur me 31-vjeçarin. Një shifër që mund të pranohet nga kampionët e Spanjës që duan të shpëtojnë nga paga e tij faronike.

Bale ka vuajtur në Madrid, pavarësisht përfitimeve të majme. Uellsiani nuk ia ka dalë që të kthehet në lider pas largimit të Ronaldos, pavarësisht se u shpresua shumë tek ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit