Roberto Mancini, trajneri i ri i kombëtares së Arabisë Saudite, është përjetësuar me një top të përgjakur në duar, si pjesë e serisë së muraleve të artistit aleXsandro Palombo, që u shfaq mëngjesin e sotëm në stadiumin “San Siro” dhe pjesë të tjera të qytetit.
Palombo ka krijuar vepra ndërgjegjësuese, që portretizojnë disa yje të futbollit, të cilët kanë vendosur “t’a japin hua” imazhin e tyre mbretërisë saudite të Mohammed bin Salman, ku situata në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut është shumë e rëndë.
“Ne kemi parë lojtarë të gjunjëzuar kundër racizmit, me fytyrat e tyre të lyera me të kuqe kundër dhunës ndaj grave, që kanë veshur shirita ylberi në mbështetje të komunitetit LGBTQ dhe të dënojnë luftën në Ukrainë.
Tani shohim lojtarë dhe trajnerë që ia japin imazhin e tyre Arabisë Saudite të Mohammed bin Salman, një prej vendeve më obskurantiste, mizogjeniste dhe më të egra ndonjëherë, ku të drejtat e njeriut, liria e shprehjes, liria e grave dhe ajo e komunitetit LGBTQ nuk ekzistojnë dhe çdo shenjë e përkatësisë; ku një fe e ndryshme nga Islami dënohet.
Ne nuk mund të kthehemi nga ana tjetër përballë fytyrës së vërtetë të mbretërimit të Mohammed bin Salmanit, sepse kjo nuk është një lojë, por një plan politik me të cilin Arabia Saudite përdor futbollin si mjet shpërqendrimi masiv për të depërtuar në jetën tonë dhe për të mpirë ndërgjegjen tonë.
Mos u bëni bashkëfajtorë në këtë proces të kolonizimit të lirisë sonë, sepse në Arabinë Saudite liria nuk ekziston”, – deklaroi aleXsandro Palombo.