Mancini flet për humbjen e Juventusin: Do të mësojë dhe Pirlo…

18 Janar 2021
20:06
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka folur pas fitores së Interit me Juventusin. Ai mendon se është normale kjo disfatë për trajnerin Andrea Pirlo. “Ishte një ndeshje shumë e mirë dhe jam i lumtur për golin e shënuar nga Barella.

“Ishte një fitore e mirë nga Interi, ndërsa humbje të tilla mund të ndodhin për Juventusin. Bardhezinjtë mund të kenë dhe ata një natë të keqe.

“Pirlo? Në fillim është normale që të kesh disa vështirësi, edhe pse mund të kesh luajtur në nivele të larta. Të jesh trajner është diçka krejtësisht tjetër. Avash, avash do të mësosh dhe të bëhesh më i mirë. Çdo gjë është thuajse normale, edhe pse mund të kesh fat ta nisësh nga nivelet e larta”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit