Mancini i kthehet dështimit: Kjo është arsyeja pse nuk jemi në Botëror

27 Maj 2022
15:54
Denis Hakanaj
back button

Roberto Mancini, trajneri i Italisë, është kthyer të flasë nga grumbullimi në Coverciano. Tekniku ka folur për eliminimin nga Kupa e Botës pas humbjes së pësuar kundër Maqedonisë së Veriut.

“Nuk është një mirënjohje e tepruar ndaj grupit, nëse vlerësojmë aspektin teknik ne duhej të kishim shkuar në botëror”, ka thënë Mancini.

“Fatkeqësisht, ka patur disa episode që na kanë penalizuar shumë. Me Maqedoninë kishim pritshmëri të tjera, prisnim një rezultat tjetër.

“Kemi pësuar një gol pas një rivënie fundore në fundin e ndeshjes, ka patur disa episode negative që kanë kushtëzuar gjithçka”, ka shpjeguar trajneri i Axurrëve.

“Këto ditë kanë qenë shumë të mira, kemi parë më shumë se 50 lojtarë dhe pothuajse të gjithë të aftë, me një të ardhme të madhe. Shpresojmë që të kenë mundësinë të luajnë.

“Katër vite më parë kemi ndërtuar një skuadër dhe e kemi bërë të luajë mirë, mund ta bëjmë edhe tani. Nuk mund ta ndryshojmë të gjithë ekipin, por mund të përfshijë dike nga të rinjtë që kanë luajtur më pak.

“Të luash kundër Anglisë, Gjermanisë dhe Hungarisë besoj se shërben. Nëse kam menduar për një lamtumirë? Është një mendim normal, por kombëtarja është kaq e rëndësishme dhe gëzimi ka qenë aq i madh, sa ia vlen të presësh. Fitorja me kombëtaren është diçka komplet ndryshe”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit