Mancini i jep një lajm të keq Inter-it dhe Balotelli-t

18 Gusht 2019
10:31
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka analizuar kampionatin italian dhe ka dhënë parashikimet e tij në lidhje me ekipet pretendente. Ai mendon se Juventusi është një hap para të gjithëve, ndërsa Interi është dobësuar me largimin e Perisic, Icardit dhe Nainggolanit. 

“Juventusi është shumë i fortë, mos të harrojmë se ka 8 vite që fiton dhe janë përmirësuar më shumë. Interi është forcuar, por Juventusi është më para. 

“Napoli ka të njëjtit lojtarë dhe nuk i ka ndryshuar prej vitesh, ndërsa Interi ka ndryshuar 4-5 lojtarë, ndërsa ka humbur futbollistë të rëndësishëm si Icardi dhe Perisic”. 

Numri një i stolit italian ka folur dhe për sulmuesin Mario Balotelli. Ai nuk ka gjetur ende ekip, ndërsa rikthimi te Brescia duket një mundësi reale. “Nëse është zgjidhja e duhur, nuk varet nga Brescia, por nga ai. Mbase duke luajtur afër shtëpisë do të ndjehet më rehat, por nuk është mjaftueshëm. E dua atë, por nuk mund të bëj asgjë”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit