Mancini këmbëngul: Jemi të avantazhuar në Europian

1 Qershor 2020
22:19
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, po flet shpesh në medie për kampionatin e ardhshëm Europian. Euro2020 u shty për në verën e 2021 për shkak të pandemisë dhe numri një i 4 herë kampionëve të botës mendon se Italia ka avantazhe.

“Skuadra ime do të jetë me më shumë eksperiencë, pavarësisht se do të kenë shumë ndeshje në një kohë të shkurtër kohore. Duhet të kemi kujdes për gjendjen e tyre fizike. Shpresoj të kemi pak dëmtime gjatë kësaj periudhe.

“E kam dëgjuar nga lojtarët se duan të rikthehen në fushë. Shumë lojtarë do të vuajnë fillimisht, më pas do e marrin veten. Juventusi ka ekip shumë të mirë, ndërsa Lazio po luan shumë mirë”, – tha ai për Gazzetta dello Sport.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit