Mancini me deklaratë të fortë: Do ftoj lojtarë pa debutuar me ekipin e parë!

2 Maj 2020
19:43
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, mendon se në futboll mosha është thjeshtë një numër dhe nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Ai ka lëshuar sinjale pozitive për të rinjtë duke theksuar se dhe pa shumë eksperiencë mund të fitojnë vendin në ekipin e parë.

“Lojtarëve të rinj u them që të fokusohen dhe të stërviten fort. Nëse kanë kualitetin dhe karakterin e duhur jam gati t’i ftoj në kombëtare dhe nëse nuk kanë debutuar me skuadrën e parë.

“Në stafin tim kam persona që monitorojnë në kampionatin e të rinjve dhe nëse ndonjë nga djemtë më bind jam gati ta thërras. Mosha nuk ka rëndësi për mua, ndërsa teknika dhe karakteri kanë. Ne duhet t’u japim dorë të rinjve të mësojnë dhe të gabojnë. Zaniolo? E pashë atë para se të debutonte në Serie A. Shikova cilësi në fazën finale të Europianit të U-19 dhe e thirra”, – tha Mancini në një konferencë për shtyp të organizuar në Bologna.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit