Mancini: Në pjesën e dytë vendosëm diktatin, këta dy janë thjesht fantastikë!

11 Qershor 2019
23:16

Pas fitores 2-1 ndaj Bosnje Hercegovinës, trajneri i Italisë, Roberto Mancini u shpreh i kënaqur për atë që pa në pjesën e dytë të kësaj ndeshje, duke konfirmuar se skuadra e tij vijon të jetë dominuese ndaj ekipeve kundërshtare.

“Ndeshjet janë gjithmonë të vështira, sidomos në fund të kampionateve. Bosnja ka plot lojtarë të nivelit të lartë, në pjesën e parë lamë shumë hapësira si skuadër, ndërsa në të dytën u përmirësuam”, tha fillimisht Mancini.

“Djemtë vendosën zemrën në fushë në pjesën e dytë. Nuk është e thjeshtë të kthesh një ndeshje të tillë, rrezikuam në disa kundërsulme, por në pjesën e dytë vendosëm diktatin dhe kjo   u pa qartë. Është e vërtetë që rrezikuam shumë në pjesën e parë, por në të dytën u rritëm ndjeshëm. Insigne dhe Verrati? Thjesht fantastikë!”, përfundoi trajneri italian.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit