Mancini: Po ndodh diçka e tmerrshme

20 Mars 2020
16:30
Denis Hakanaj
back button

Emergjenca Coronavirus ka goditur keq edhe futbollin, me kthimin e kampionateve që mbetet një mister. Në lidhje me këtë çështje ka folur  trajner i Italisë, Roberto Mancini, në një intervistë të dhënë për Radio Uno.

“Ajo që po ndodh është e tmerrshme, shohim shumë persona që po humbin të dashuirt e tyre. Na vjen keq që s’mund të uajmë, por mund të luajmë edhe në qershor, nëse kjo situatë zgjidhet”, ka thënë Mancini.

“Stërvitje në prill? Nuk i njoh të gjitha situatat, besoj se do të jetë e vështirë. Para se të  kthehemi  të luajmë, futbollistët do të kenë nevojë për pak stërvitje”.

“Është një situatë anormale që askush nuk e ka përjetuar më parë. Nëse ndeshjet do të rikuperohen, atëherë do të luhen shumë afër njëra-tjetrës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit