Mancini: Shpresoj të mos përballemi me atë në Kampionatin Europian

3 Dhjetor 2019
9:17
Alfred Lleshi
back button

“Ndeshjet janë të gjitha për t’u luajtur. Do të jetë një grup problematik. Portugalia e Cristiano Ronaldos ka një grup shumë të vështirë. Shpresoj të mos përballemi me të atje. Jemi të kënaqur që tifozët janë rikthyer ta mbështesin ekipin kombëtar. Kjo është gjëja më e bukur. E kemi filluar nga një situatë mjaft e vështirë, por në një kohë të shkurtër jemi bërë skuadër dhe mendoj se kjo është mjaft pozitive”. Kështu u shpreh Roberto Mancini gjatë ndarjes së çmimeve në “Gran Galà del Calcio”, të hënën në mbrëmje, ku triumfoi si lojtari më i mirë i Serie A në sezonin e kaluar ylli portugez. 

Trajneri i axurrëve u ndal edhe te kampionati aktual Italian: “Ende është shumë herët për të gjykuar verdiktet e Serie A, por Interi po bën një kampionat të shkëlqyer. Të jesh përpara një ekipi të fortë dhe cilësor si Juventusi në renditje nuk është e lehtë. Kampionati është akoma i gjatë, por Interi mund të luftojë deri në fund. Është një ekip solid, që gjithmonë mund ta marrë fitoren në shtëpi, edhe kur vuan”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit