Mancini “skanon” garën e titullit në Serie A: Juventusi është më i fortë, por Interi…

18 Janar 2020
11:11
Alfred Lleshi
back button

Roberto Mancini, trajneri i Italisë, foli për “Gazzetta dello Sport” gjatë një vizite në shtëpinë e Arrigo Sacchi: “Dueli për kampionatin midis Juventusit dhe Interit është i hapur, edhe pse Lazio mbetet një faktor i panjohur, që nuk ka angazhime europiane. Juve është më e fortë, por zikaltrit janë atje. Çdo gjë mund të ndodhë”.
Pastaj, trajneri axurr foli për blerjen e Ibrahimovic nga Milani: “Kuqezinjtë kishin nevojë për një lojtar që do të sillte entuziasëm. Pastaj, Ibra e ka treguar gjithmonë se çfarë është në gjendje të bëjë me topin”. Më në fund, një vlerësim edhe për ecurinë e Atalanta: “Më emocionoi shumë me lojën kundër Shakhtar. Ajo mund të futet mes katër të parëve të Serie A, por për këtë duhet të fitojë rivalitetin me Romën dhe Lazio”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit