Mancini zbulon planin dhe lojtarin më të rëndësishëm të Italisë

17 Qershor 2020
17:43
Denis Hakanaj
back button

Roberto Mancini ka është kthyer të flasë për Italinë e tij në një intervistë të dhënë për La Gazzetta dello Sport.  “Ishim gati dhe do të jemi gati për Europianin e ardhshëm”, ka thënë Mancini.

“Shpresoj që në shtator-tetor të krijohen kushtet për rihapjen e stadiumeve që të luajmë në Milano dhe të stërvitemi në  Bergamo për t’i dhënë një gëzim dy qyteteve të goditura nga Covid”.

“Qëllimi është që të zgjeroj grupin duke rikuperuar lojtarë që kanë qenë me ne ose duke shtuar të rinj si Scamacca, për shembull”.

Për Insgine-n: “Me Gattuso-n ka gjetur përsëri entuziazmin. Besoj se është shpirti i Napoli-t”.

Për Bernardeschi-n: “Shumë varet nga ai, duhet të japë maksimumin për të qenë protagonist me skuadrën e Sarri-t”.

Për Politano-n dhe Di Lroenzo-n: “Matteo mund të jetë i dobishëm për kombëtaren, ka cilësi të rëndësishme. Di Lorenzo është rritur. Pjesëmarrja në Champions i ka bërë mirë”.

Për Chiellini-n: “Për ne mbetet shumë thelbësor, në fushë dhe jashtë saj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit