Mandzukiç është një “ligj i pashkruar”; ja ç’bën Juventusi, kur shënon ai

8 Dhjetor 2018
9:28
Alfred Lleshi
back button

Goli i kroatit Mario Mandzukic i dha fitoren Juventusit në derbin e Italisë. Bardhezinjtë, duke fituar 1-0 ndaj Interit, kanë shtuar tri pikë të tjera të çmuara në llogarinë e tyre, duke vijuar marshimin e pandalshëm në krye të klasifikimit aktual të Seria A. Tashmë, distanca e skuadrës së Allegrit nga zikaltrit është 14 pikë, ndërkohë që këta të fundit konsideroheshin rivalët për titull të kampionëve italianë.

Mandzukiç ishte vendimtar, si zakonisht. Sulmuesi kroat po jeton sezonin e tij më të mirë, që kur mbërriti në Seria A dhe, nga kjo pikëpamje, numrat nuk gënjejnë. Ish-lojtari i Bayernit ka shënuar 7 gola në 12 ndeshje të luajtura, këtë sezon, çka do të thotë se është vetëm -3 gola nga maksimumi i tij në këtë drejtim. Këtu kemi parasysh golat e shënuar nga kroati në një kampionat të vetëm italian (10 gola në sezonin 2015-2016, në 27 ndeshje).

Por, ka edhe numra të tjerë, që e bëjnë të qartë se sa i rëndësishëm është Mandzukic për këtë Juventus. Nënkampioni i botës, në rrjedhën e këtij sezoni, shënoi golin e shtatë sezonal kundër Interit, siç ka bërë më herët kundër Milanit, Napolit dhe Lazio. Goli kundër zikaltërve ishte i pesti për të në shtëpi, në këtë kampionat, diçka që kurrë nuk e kishte arritur në sezonet e tij të mëparshëm italian.

Por, është një fakt shtesë, që flet më shumë se çdo “hit” tjetër: Mandzukic ka shënuar 29 gola në Seria A, të shpërndarë në 27 ndeshje. Dhe, të gjitha këto ndeshje përfunduan me suksesin e Juventusit. Pra, kur shënon kroati, atëherë ekipi i Allegrit merr tri pikë, gjë që e bën atë një “sentencë” të vërtetë…

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit