Mandzukic lë milionat e Katarit, ofertë për t’i zënë vendit shqiptarit

15 Shtator 2020
18:53
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi Mario Mandzukic do të largohet nga Katari dhe do të rikthehet sërish në Europë. Ai ka patur kontakte nga klubet e Serie A, por nuk ka preferuar të firmosë për një klub italian.

Kroati ka pas vetes interesimin e Fenerbahce. Largimi i Vedat Muriqit drejt skuadrës së Lazios ka lënë një gropë të madhe në sulmin e turqve. Ata duan të firmosin me 34-vjeçarin që ka shumë eksperiencë.

Mandzukic u largua nga Juvja si futbollist i lirë në janar, por nuk ka gjetur veten në Katar. Ai ka dëshirë të rikthehet në Europë, aty ku futbolli është më i fortë dhe më interesant.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit