Mandzukic rikthehet në Europë, gati transferimi në kampionatin rus

15 Shtator 2020
8:27
Telesport
back button

Mario Mandzukic mund të përfundojë te skuadra ruse e Lokomotiv Moskë. Sulmuesi kroat ka prishur kontratën me skuadrën Al-Duhail të Katarit dhe synon të rikthehet në Europë.

Sipas portalit “chempionat”, mësohet se sulmuesi 34-vjeçar ka arritur një marrëveshje paraprake me skuadrën moskovite: 2 vite kontratë, nga e cila do të përfitojë 2.7 milionë euro në sezon.

Te skuadra e Lokomotiv Moskë ndodhet edhe një tjetër futbollist kroat, Corluka, me të cilin Mandzukic luan në kombëtare. Paratë për transferimin e Mandzukic kanë ardhur nga shitja e Aleksey Miranchuk tek Atalanta (15 milionë euro).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit