Mane, blerja më e mirë në historinë e Bundesliga-s? Schalke s’ësjtë dakord dhe…

23 Qershor 2022
15:13
Denis Hakanaj
back button

 Blerja e Sadio Mane nga ana e Bayern Munich është padyshim një nga goditje më të mira në merkato të klubit gjerman dhe i gjithë Bundesliga-s. Por jo të gjithë janë dakord për rëndësinë e operacionit.

Në fakt, atyre që mendojnë se blerja e senegalezit nga bavarezët është goditja më e mirë në historinë e kampionatit gjerman, Schalke u është përgjigjur në mënyrën e saj…

Në rrjetet sociale, Schalke, duke iu përgjigjur një sondazhi të bërë nga DW Sports, ka dashur të përgjigjet në mënyrë të qartë kundër rezultatit të sondazhit që e jep Mane si goditjen më të madhe. Për gjermanët operacioni më i mirë i të gjitha kohërave ka qenë një tjetër dhe, rastësisht, një operacion i bërë pikërisht nga ata.

Për klubin e Ruhr, lojtari më i fortë dhe goditja më e mirë në historinë e Bundesliga-s ka qenë Raul Gonzalez Blanco, i njohur nga të gjithë si Raul.

Komenti i klubit ka lënë të kuptohet se nuk ka debate në lidhje me këtë: “Diskutim i mbyllur”. Ish-ylli i Real Madrid është transferuar në Gelsenkirchen në verën e 2010-ës në moshën 33 vjeç dhe në dy sezone ka luajtur 98 ndeshje, duke shënuar 40 gola.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit