“Mane e gaboi penalltinë për fajin tim”, Klopp: Ja çfarë i thashë para se të gjuante

15 Maj 2022
10:33
Denis Hakanaj
back button

Liverpool-i ka fituar Kupën e Anglisë pas një finaleje shumë të luftuar kundër Chelsea-t, që është vendosur me penallti. Një lotari e vërtetë që ka parë Të Kuqtë të gabojnë një penallti me një nga lojtarët e tyre më të rëndësishëm, Sadio Mane.

Jurgen Klopp ka zbuluar një prapaskenë pikërisht në lidhje me penalltinë e gjuajtur nga senegalezi, duke marrë përsipër fajet e atij gabimi.

Trajneri gjerman ka folur pas ndeshje dhe ka shpjeguar se çfarë i ka thënë Mane dhe si ka ndikuar për keq tek ai: “Të them të drejtën, penalltia e gabuar nga Mane është 50% faji im”, ka thënë Klopp.

“Po, sepse para penalltisë i kam thënë se Mendy e njeh shumë mirë dhe e dinte si do të gjuante. Kështu që e kam këshilluar ta gjuante nga ana e kundërt. Thjesht duhet të hesht sepse e kam ndikuar”.

Në lidhje me ndeshjen: “Ajo që kemi bërë është absolutisht e pabesueshme. Kjo ka qenë ndeshja e gjashtëdhjetë ose diçka e tillë në këtë sezon. Ka qenë një paraqitje e jashtëzakonshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit