Mane flet për incidentin me Salah: Ndonjëherë gjërat duhet t’i thuash ballë për ballë

15 Shtator 2019
18:41
back button

Sadio Mane ka zbuluar se ka folur ballë për ballë me Mohamed Salah pas shpërthimit të tij gjatë fitores së Liverpool ndaj Burnley.

Senegalezi është zëvendësuar në fund të asaj sfide dhe ka reaguar keq drejt shokëve të ekipit dhe trajnerit pasi Salah nuk i pasoi në një moment kur ai ishte me portën e boshatisur.

“Ajo çfarë ndodhi me Salah është harruar tashmë,” shprehet Mane për Canal+. “Janë gjëra që ndodhin në futboll. Ndonjëherë duhet t’i thuash gjërat ballë për ballë. Ka ndodhur që edhe unë të mos jap pasimin ndonjëherë.

Megjithatë, kemi folur dhe jemi bërë miq të mirë, siç kemi qenë edhe më parë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit