Mane paralajmëron Liverpool-in: Nuk kam asnjë dyshim që do të ndodhë

5 Gusht 2022
10:32
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi i Bayern Munich, Sadio Mane, ka bërë të ditur se ai nuk do të hezitojë nëse do të ketë një mundësi për ta eliminuar Liverpool-in nga Champions league këtë sezon.

Mane ka qenë pjesë e Të Kuqve që kanë eliminuar klubin gjerman në fazën e 1/8-ave të kompeticionit në 2019-ën, me senegalezin që ka shënuar dy gola në Allianz Arena.

Liverpool e ka fituar edicionin e Champions League atë vit pasi arriti të mundë në finalen e madhe rivalët e Premier League, Tottenham-in.

Megjithatë, pas gjashtë vitesh të kaluar në Anfield, Mane tani është një lojtar i Bayern-it dhe ka pranuar se nuk do të ketë asnjë mëshirë për ish-klubin e tij.

“Kam thënë se ndoshta ishte goli im i preferuar, por tani mund të them se është goli i dytë i preferuar, spese Neuer është shoku im i skuadrës

“Jo, po bëj shaka… Natyrisht, besoj se ishte një gol shumë i bukur. Kemi luajtur një ndeshje të mirë. Është e kaluara. Nëse dy ekipet do të përballen përsëri, natyrisht që Bayern do ta mundë Liverpool-in”, ka thënë Mane.

“Nuk mendoj se do të jetë e lehtë. Dua të jem i qartë për këtë. Nëse luan për Bayern-in, luan për të fituar të gjitha ndeshjet e mundshme dhe të gjithë trofetë e mundshëm.

“Natyrisht, para fillimit të sezonit objektivi ynë është që të fitojmë sa më shumë trofe të jetë e mundur. Unë jam këtu të ndihmoj shokët e skuadrës dhe realizojmë ëndrrat tona”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit